Pas personazheve të tjerë të show bizit, në radhët e Partisë Socialiste është shtuar edhe Kastro Zizo, i cili për shumë vite ka milituar tek LSI.
Kastro u pa ditën e sotme në një takim të Partisë Socialiste në krah të Erion Veliajt dhe Sadri Abazit në njësinë 4.
“Edhe unë dua të jem brenda njerëzve që janë po aq dinamik sa unë. Suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishin bindje të djathta.
Kur secili është ndjerë i ngopur, ka reflektuar me veten, ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’ështw e partisë time. Suporti është maksimal. Lal, ti e di që jam njeri i surprizave, është kollaj të bësh biznes në Shqipëri.
Unë arrita që të kem brandin tim të çantave, lali kjo është një dhuratë për ty. Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha ndër të tjera Kastro.
Ndërsa Veliaj në fjalën e tij falënderoi Kastron që iu bashkuar Partisë Socialite.
“Falenderoj Kastron që u bashkua me familjen tonë” tha Veliaj.