Kastro Zizo tregon si u zhgënjye nga aktorja e njohur: “Shkova në hotel dhe e gjeta jo me një, por me dy të tjerë,njëri prej tyre ishte zezak”

Kastro Zizo, i cili tashmë spikat në moderim, kjo edhe për shkak të natyrës sportive, ka lëshuar batutat e radhës teksa ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”.

Prej kohësh ai është shkëputur nga muzika, për t’ju dedikuar moderimit, me emisionin mjaft provokativ “Late Night Show”.

I pyetur nga moderatorja mbi dy figura publike që Kastro ka humbur respektin, ai është përgjigjur se i ka dy emra.

Një prej tyre ishte Cameron Diaz. Ai tha me shaka se pas një mini-flirti gati një mujor me Diaz, e kishte gjetur atë në hotel me dy meshkuj. “Një nga ato ka qenë Cameron Diaz.

Po e them tani për herë të parë. Pas një mini-flirti, gati një mujor, me Diaz, pata një zhgënjim shumë të madh, sepse shkova në hotel dhe e gjeta jo me një, por me dy të tjerë, të cilët njëri prej tyre ishte zezak.

U tremba për momentin por… Mendimi i parë ishte të futesha dhe unë në krevat me ta, pastaj u tremba dhe dola nga dhoma”, ka thënë Kastro me shaka.

Ai gjithashtu ka zbuluar dhe figurën e dytë televizive me të cilën është zhgënjyer. Iu referua aktores Penelope Cruz.

Loading...