Pas ndarjes tra gjike nga jeta të shqiptares nga Kosova gjatë përmbytjeve në Gjermani familjarë dhe të afërm të shumtë kanë pr ekur me mesazhet e tyre të ngushëllimit.
Vanesa Koxha është e reja e cila humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale të afërm të së ndjerës me pikëllim të thellë kanë lajmëruar se varrimi i saj do të bëhet në Gjermani.
“Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tr agjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,” shkruan i afërmi i saj.
Një tjetër familjar ka thënë se lajmi për humbjen e saj ka qenë i rëndë dhe se do u mungojë shumë.
“Nga vërshimet në Gjermani humb jetën Vanesa Emin Koxha. Ikja jote nga kjo botë ishte lajm i rëndë për familjen tonë. Do na mungosh shumë Vanesa” shkruan një i afërm tjetër i vajzës.
Edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi gjithashtu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të së resë.
“TELEGRAM NGUSHËLLIMI Për vdekjen tragjike të kaçanikases Vanesa Koxha. Me dhembje e pikëllim të jashtëzakonshëm morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kaçanikases Vanesa Koxha, e cila humbi jetën tr agjikisht nga vërshimet në Gjermani. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Koxha, të afërmit dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, për këtë humbje të madhe, ndërsa solidarizohemi dhe lutemi për viktimat nga vërshimet e fundit që pllakosën disa vende të Evropës”, shkruan Ilazi.
Vanesa Koxha humbi jetën gjatë përmbytjeve në Gjermani dhe ka qenë një i afërm i të resë ai i cili bëri të ditur ditën e djeshme lajmin për ndarjen nga jeta të saj.
Deri më tani numri i viktimave në Europë, të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet, ka shkuar në më shumë se 200 viktima. Mes tyre një çift nga Kosova, ndërsa mijëra persona të tjerë janë shpallur të





