Në SHBA katedralja e New Yorkut duke filluar nga java e ardhshme do të shndërrohet në një spital fushor për të sëmurët me Covid-19.180 metra të gjatë dhe 70 metra të larta ajo është ndër kishat më të mëdha protestante në botë ku do të gjejnë strehë të paktën 200 pacientë me koronavirus.
New Yorku është vatra më e madhe epidemike në Shtetet e Bashkuara ku deri tani janë raportuar më shumë se 120,000 pozitivë nga koronavirusi dhe rreth 5000 viktima kurse rreth 16,000 pacientë tashmë janë të shtruar në spital.Me rreth 400 mijë raste infeksioni, SHBA kanë regjistruar një rekord të ri të trishtuar teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, humbën jetën 1150 persona të prekur Covid-19 për një total prej më shumë se 11 mijë.
Mark Levine, President i Komisionit të Shëndetësisë paralajmëroi se të vdekurit në ditët e ardhme mund t’i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot. Në një postim në Twitter Levine shkruante“Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.
Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se SHBA po i afrohen pikut të epidemisë dhe vendin e presin ditë të vështira duke specifikuar se deri më tani janë bërë mbi një milion e gjysmë tampona në të gjithë Amerikën një numër në terma absolut më i madh se në vendet e tjera.