Katër të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është autori i djegies së një makine, një burrë që ka dhunuar bashkëshorten, një tjetër që ka kryer veprime të turpshme në sy të djalit dhe një shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier.

Loading...