Katër të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në rajonin Sancaktepe të Stambollit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme katër ushtarë dhe është plagosur një tjetër.

Prefekti i Stambollit, Ali Yerlikaya, në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se “helikopteri ushtarak që kryente fluturime trajnuese në rajonin Samandira është rrëzuar për arsye të panjohura. Si pasojë kemi katër viktima dhe një të plagosur”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se helikopteri ushtarak ka rënë në rrugë pasi është përplasur me çatinë e një ndërtese katërkatëshe në rajonin Sancaktepe.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e policisë, zjarrfikëseve dhe të shëndetësisë./ atsh

Loading...