Dy grupe rivale janë përplasur me armë në qytetin e Kavajës dhe si pasoje e kësaj përplasje me armë zjarri ka hmbur jeten një person i cili mendohet se nuk kishte lidhje me konfliktin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4 të qytetit të Kavajës.
Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 50-vjeç, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mësohet se policia ka ndaluar dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes, të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë.
Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.
Ndërkohë që gjatë përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Kavajë, është vrarë një i pafajshëm dhe janë plagosur edhe 7 përsona te tjerë dy prej te cileve ne gjendje te rendë.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.