Kë telefonon Tahiri pak çaste pas dhënies së vendimit

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite dhe 4 muaj burgim në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi do të zbatohet që sot dhe kjo mund të quhet dita e parë e Tahirit në burg, është transferuar menjëherë në qelitë e paraburgimit të IEVP 313.

Pak çaste pas dhënies së vendimit, ish ministri ka bërë edhe telefonatën e fundit e cila mendohet të ketë qenë me familjarët e tij të cilët kanë qenë në pritje të vendimit. Vetëm një telefonatë i është lejuar të kryejë, ndërsa nuk dihet se kë zgjodhi të telefonojë ish ministri.

Ish ministrit Tahiri i lejohet rekursi në gjykatën e Lartë gjatë kohës që do vuajë dënimin me burg.

Loading...