Në një postim të bërë në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar një shprehje me anë të së cilës ‘i uron’ rrugë të mbarë një personi, të cilin/ën e quan ku*vë.
“Unë nuk kërkoj h.akmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë,”- shkruan Shkira në Instastory.
Duke qenë se i vetmi konflikt që ka pasur së fundmi ka qenë sher.ri i bujshëm me dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi, ky postim nënkupton një lloj kënaqësie hakmarrjeje, për mënyrën se si po i shkojnë gjërat ish-velinës.
She.rri mes tre vajzave bëri bujë të madhë para pak javësh. Modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dh.unë fizike mes tyre. Fjalë qarkulluan se motivi i she.rrit ishte në djalë, por vajzat asnjëherë s’e sqaruan publikisht
Ndërkohë fati i Kejvina Kthelëls ka marrë një kthesë ditën e sotem. Ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori ditën e sotme dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh.
Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para at.entatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.
Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.Dosja.al