Përbërësit
2 gota miell
1/2 filxhan sheqeri
1/4 lugë çaji kripë
1 kupë gjalpë të kripur, të prerë në kube të vogla
Për mbushje:
1- 2 filxhana sheqer
1/4 filxhan miell
4 vezë
Lëng limoni
Sheqer pluhur
UDHËZIMET
1
Ngroheni furrën në 180 gradë dhe lyejeni tavën me gjalpë.
2
Në një enë futni së bashku miellin, sheqerin dhe kripën.
3
Shtoni gjalpë në tas dhe përzijini deri sa përzierja të bëhet një brumë homogjen.
4
Pastaj hidhni në tavë brumin dhe lereni të piqet për rreth 20 minuta.
5
Për mbushjen: Përzini në një enë së bashku sheqerin dhe miellin. Shtoni vezë dhe lëng limoni dhe përzijeni mirë.
6
Pastën e krijuar hidheni mbi koren e kekut dhe futeni në furrë edhe për 20 minuta.
7
Nxirreni nga furra dhe futeni të ftohet në frigorifer për një minimum prej 2 orësh.
8
Para se ta shërbeni hidhini sheqer pluhur.