Këmbëkryq në mes të rrugës, studentët bllokojnë nënkalimin tek Casa Italia

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te “Casa Italia”, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.

Marshimi i tyre nisi nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 30 minutash dhe janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës.

Bllokimi i nënkalimit zgjati 5 minuta, ndërsa pati raste që u mbështetën nga shoferët që i përshëndesnin përmes borive.

Protesta e tyre bëhet për rritjen e çmimeve duke ia bërë jetesën tepër të vështirë.

Loading...