Edhe këtë vit “Kënga Magjike” po drejtohet nga producenti, Ardit Gjebrea përkrah dy bukurosheve shqiptare, Klaudia Pepës dhe Bora Zemanit, shkruan lajmi.net.
Mbrëmja u hap me një lidhje direkte të Arditit me prezantueset e dikurshme të festivalit qysh nga fillimi i tij. Valbona Selimllari, Elia Zaharia, Armina Mevlani dhe Olta Gixhari, të katër femrat treguan disa detaje interesante nga vitet paraprake kur kanë prezantuar në skenën e këtij kompeticioni muzikor.
Nata e parë e këtij festivali nisi me këngëtaren, Anxhela Peristeri pasi ishte fituese e vitit të kaluar kurse mbrëmë artisti, Kelly bëri të njëjtën gjë.
Vëmendje të madhe gjatë gjithë spektaklit kanë rrëmbyer prezantueset, Bora dhe Klaudia të cilat nuk kanë lënë anash as befasitë për publikun.
Mesazh më të fuqishëm në këtë skenë dha artisti, Erik Lloshi i cili bëri rikthimin në ‘Kënga Magjike’, pas një viti.
“Rikthehem pas një viti në ‘Kënga Magjike’, mos më urreni por më votoni miq”, shprehet ai.
Ndër tjerash nuk munguan edhe emocionet në natën e mbrëmshme pas performancave të mahnitshme të artistëve të njohur. Xhon Jesku me projektin “Ty nuk të kam”, befasoi të gjithë, madje e bëri të qaj edhe këngëtaren, Manjola Nallbani për shkak të këngës që thuhej se ishte dedikim për motrën e tij.
Një nga artistët që u ngjit mbrëmë në skenën e ‘Këngës Magjike’ ishte edhe Kreshnik Alikaj konkurrent në kategorinë e ‘New Artist’.
Pas mbarimit të këngës së tij, Kreshniku tregon se dje ka humbur personin më të rëndësishëm në jetë, babain por nuk është është ndalur.
Mbase kjo ka qenë edhe dëshira e babait të tij, që i biri të vazhdonte ëndrrën pavarësisht gjithçkaje.
Performanca e Klajdi Harunit me projektin “Nuk të dua dot më pak”, e Florit me këngën “Plas”, “Psikopatja jote”, nga Mc Kresha dhe Fifi mahniti gjithë publikun, duartrokitjet e të cilëve nuk mbaruan.
Festivali u përmbyllë nga dy artistet e mëdha, Eli Fara dhe Aurela Gaçe me këngën e tyre “Zemra Rratatata”.
Finalja e madhe e edicionit të 20-të të ‘Kënga Magjike’ do të mbahet ditën e shtunë(8 dhjetor), në skenën e së cilës do të ngjiten 20 artistë.
Në këtë natë po ashtu do të zgjedhet edhe fituesi nga vetë votat e artistëve. /Lajmi.net/
- Nata finale e ‘Këngës Magjike’ formalitet, publiku tashmë ka shpallur fituesit
- Artistët që ndër vite i qëndruan besnik festivalit “Kënga Magjike”
- Nis edicioni i 20-të i festivalit ‘Kënga Magjike’
- Ekskluzive: Zbulohen emrat ‘big’ që rikthehen këtë vit në ‘Kënga Magjike’