Këngëtari Bujar Qamili rrëfen, si e kapi ish-të dashurën duke e tradhtuar

Bujar Qamili, së fundmi ka rrëfyer një histori të pa treguar më parë të jetës së tij private.
I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, këngëtari i mirënjohur shkodran, zbuloi për moderatoren Ester Bylyku, se shumë vite më parë u zhgënjye kur kapi mat ish të dashurën në krahët e një personi tjetër.

Ester Bylyku: A je zhgënjyer ndonjëherë nga ndonjë person që ti e ke dashur shumë?

Bujar Qamili: Kam patur dikur një të dashur, dhe e pashë me dikë tjetër. Më zhgënjeu. Kam thënë: ”Si e bëri kjo këtë punë?”

Ester Bylyku: U ballafaqove më pas me të?

Bujar Qamili: Jo, nuk shkova aty. Më pa që e pashe, thash: ‘Kurrë nuk ma kishte marr mendja që ndodhin gjëra të tilla, por ja që ndodhkan.’

Loading...