Këngëtari i njohur e thotë troç: Me Encën nuk do të bashkëpunoja kurrë

Dren Abazi është emër i pëlqyer për publikun.
Dren Abazi ishte i ftuar së fundi në emisionin “Shiko kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave.

Këngëtari u vu në siklet kur në lojën “Ndaje ose haje” duhej t’i përgjigjej pyetjes se me cilën këngëtare komerciale pavarësisht klikimeve dhe ndjekësve të shumtë që ajo ka, nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Ai refuzoi ushqimin e ‘tmerrshëm’ dhe u përgjigj duke thënë emrin e Encës, që me shumë gjasë është përgjigje e dhënë vetëm në kuadër të lojës. /Lajmi.net/

Loading...