Këngëtari i njohur shqiptar shpërthen i revoltuar dhe flet jetën e Elsa Lilës në Itali: ‘Ata që shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr ajo, fëmijën ia morën…’

Kantautori Gjergj Leka i konsideron të turpshme të gjitha reagimet që janë bërë në vendin tonë për arrestimin e këngëtares Elsa Lila në Itali, e cila akuzohet si pjesë e një grupi të trafikimit të drogës.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” Leka u shpreh se Elsa Lila ka pasur një jetë të vështirë në Itali. Ai theksoi se nëse ka gabuar do të vuajë pasojat, por shtoi se artistë të mëdhenj kanë bërë gabime të mëdha.

“Është e turpshme. Pa ia dhënë sentencat Italia, ia dhamë neve. Më bëri përshtypje mllefi. Një njeri që gabim do paguajë konseguencat. Të hedhësh baltë te një njeri…Nuk e kam pasur mike. Kam pritur reagimin e kolegëve të mi që kanë punuar me Elsa Lilën, institucione që e kanë shfrytëzuar emrin e Elsa Lilës, ku janë këto njerëz. Ndonjë prej atyre edhe ka reaguar keq, ‘nuk e prisja nga Elsa’! Dikush nxjerr lekët, armët në klipe, ato nuk i arreston kush, ato duhen dënuar me ligj. Më flasin ca që i kanë provuar të gjitha, kokainë, heroinë, hashash…Unë s’e besoj kurrë me aq sa e kam njohur Elsa Lilën, këtë ‘llogaritaren e rrezikshme’, apo që ka kohë se merret me këtë gjë.

Një njeri që merret për një kohë të gjatë do vinte në evente në Shqipëri?! Në grevën e urisë, te Voice, kishte nevojë për lekë prandaj erdhi?! Ato që e shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr. Fëmijën ia kanë marrë qendrat sociale. Por edhe nëse dënohet, kaq të gëzuar do jemi ne pse dënohet një artiste me kaq vlera. Unë e kam bindje që ai që ka talent, gabon më shumë se i patalentuari, e ka treguar koha. Kjo vërsulja pse? Ta vlerësojmë për artisten që është dhe të presim çfarë do ndodhë”.

Mund të jetë mpleksur me ndonjë djalë çapkën dhe për dashuri gabohet. Nëse ka gabuar do vuajë konseguencat. Por ne na takon të jemi gjykatës të një personi publik që na ka dhuruar muzikë të bukur. Kaq pa zemër paskemi qenë ne! Kaq kritikë, të merremi me të tjerët. Elsa në Romë me sa di unë s’ia kalonte edhe aq mirë. Mendoj që kanë ndikuar problemet familjare që ka pasur Elsa. Artisti nëse s’ka në rregull zemrën, nuk mund të… Ajo që shikoj me dhimbje është çfarë do ndodhi me Elsa Lilën pas kësaj ngjarje. Sepse eksperienca ka treguar që kur ndodhin gjëra të tilla karriera shuhet përgjithmonë dhe kjo s’më vjen mirë.”, u shpreh ai.

Loading...