Këngëtari shqiptar Frederik Ndoci ka ngritur jo pak pikëpyetje rreth virusit: ‘A ndryshon gjendja gripale ne analizën e parë që i bëhet individit, dhe pse quhet korona?’

Këngëtari Frederik Ndoci, i cili aktualisht ndodhet në SHBA, aktualisht vendi më i prekur nga Covid-19, ka ngritur jo pak pikëpyetje rreth virusit, të cilin e konsideron “të rremë”.

Ndoci shkruan në rrjetet sociale se ka edhe lloje të tjera gripërash që marrin jetë njerëzish, por ka gati gjysmë viti që flitet vetëm për vdekjet nga koronavirus.

Postimi i plotë i këngëtarit:

“Në çdo verë ka kenë gripi ose rrufa ose shpesh alergjia. Ku shkuan në 2020 këto gjendje virale? Pse sot quhen të gjitha covid19? A kanë vdekur me përpara nga gripërat e verës pranverës dimrit e vjeshtës njerëz? Po pse sot këta viktima që vdesin, thuhet se vdiqën me korona? A ndryshon gjendja gripale ne analizën e parë që i bëhet individit, dhe pse quhet korona?
Sa para (lek)i merren sigurimeve të shëndetit kur diagnoztikon doktori dhe ve emërtimin corona dhe sa merr po te thotë te vërtetën? Dhe e fundit sa do zgjasë kjo skenografi pas 3 nëntorit?
Sidomos Në usa e me pas në tan botën.
Pse u anollu nga GMPh pilulat qe janë përdorur para 50 viteve dhe kishin sukses 100% me korona virus? Pse nuk i lejon media rastet që mjekësia ka gënjyer për vdekjen nga korona për x ose y? Pse kur të afërmit kanë shpallur gënjeshter u është fshire postimi ose videoja e tyre? Pse fshihet në vend videoja? Kush mi jep përgjigje përse-ve të mia?

Loading...