Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu premton 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, deklaroi në një postim në profilin e tij në Instagram se do t’i vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke dhuruar plot 100 mijë euro.

Padyshim, ky është një gjest tepër human nga ana e këngëtarit, i cili ka premtuar se me këto para do të kujdeset personalisht edhe për ndërtimin e shtëpisë së vëllezërve Abazi në Gjilan.

Dy vëllezërit kishin ardhur në Durrës për punë dhe po qëndronin në njërin prej hoteleve që u shemb për shkak të tërmetit, duke lënë pas gjashtë jetimë.

Sipas “Prive.al”, Ermali është zotuar t’i qëndrojë pranë familjes Abazi, e cila më herët ka humbur edhe një djalë tjetër.Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu,

Loading...