Bëhet fjalë për një këngë me mesazh të fuqishëm: sensibilizimin ndaj dhunës në familje.
Statusi i plotë
Të dashur miq të faqes e të gjithë ju që keni ndjekur cdo hap të karrierës time.
Kjo është kënga më e re ,pjesë e albumit me të ri per te cilin po punoj fort me shumë bashkëpunëtorë.
Kjo këngë nuk ka nevojë për shpjegime.
Unë jam vajzë, motër e nënë e dikujt, jam mike e shumë nga vajzat e gratë e këtij vendi.
Secila nga ne ka historinë e vetë!
Cdo gjë ne jetët tona, ndryshon vetëm atëherë kur fillojmë të duam veten!
Kur ti themi vetes se “ti mundesh t’ja dalësh, ti je një qënie e përsosur dhe jeta jote vlen”
VETEN DUA GJALLLË, ËSHTË KLITHMË E CDO SHPIRTI QË NDIHET I HUMBUR !
Dua të falenderoj me zemër gjithë bashkëpunëtorët që i dhanë jetë këtij projekti.
Vetëm, askush nuk mundet, e unë jam e lumtur që mund të punoj me njerëz si ju.