Gruaja e Ronnie Turner, këngëtarja franceze Afida Turner, postoi gjithashtu një shënim prekës për bashkëshortin e saj në rrjetet sociale, duke e quajtur një “engjëll të vërtetë” dhe “mikun tim më të mirë”.
“Bëra më të mirën deri në fund këtë herë, nuk isha në gjendje të të shpëtoja”, shkroi ajo në Instagram, duke vënë në dukje se Ronnie tani është me vëllain e tij Craig dhe babain, Ike Turner.
“Pusho në parajsë. Sa e padrejtë.”
Ronnie Turner ishte më i vogli nga katër djemtë e Tina Turner dhe u shfaq në filmin biografik të nënës së tij në vitin 1993, “What’s Love Got To Do With It?”
Craig Turner, u vetëvra në moshën 59-vjeçare në vitin 2018.
Ai ishte djali i parë i lindur nga Tina Turner, të cilin ajo e solli ne jete në moshën 18-vjeçare me saksofonistin Raymond Hill