Këngëtarja e njohur përlot me deklaratën në skenë: Nuk mund të kem fëmijë

Këngëtarja e njohur Jessie J ka mërzitur fansat kur përpara u ka treguar një histori tejet të dhimbshme për vete, shkruan lajmi.net.

Pas performancës në Londër në një nga skenat më të vlerësuara, atë ‘Royal Albert Hall’ ka zbuluar sekretin e hidhur që nuk mund të ketë fëmijë.

“Më thanë katër vite më parë se nuk mund të kisha fëmijë. Unë jam vetëm një ndër miliona njerëz që po e kalojnë dhe do ta kalojnë këtë gjë. Kjo gjë nuk na përcakton, por e shkruajta këtë këngë për veten time, në momentet e dhimbshme, por gjithashtu doja t`i falja vetes pak gëzim, t`u jepja të tjerëve diçka që mund ta dëgjojnë në momentet e vështira. Kështu që, nëse ju keni kaluar diçka të tillë, njihni dikë që po e kalon apo keni humbur një fëmijë, atëherë duhet ta dini që nuk jeni vetëm në këtë dhimbje dhe unë po mendoj për ju teksa këndoj këtë këngë”, ka thënë këngëtarja 30-vjeçare e cila së fundmi e ka publikuar këngën ‘Queen’./Lajmi.net/

Loading...