Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfehet dhe përlotet në emision/ Si është keqtrajtuar nga ish i dashuri

Vrasja 18-vjeçares në Kosovë nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa ka bërë që të gjithë të reagojnë.

Ishin personazhet publike ato që ngritën zërin për ngjarjet, teksa kërkonin që gratë të denoncojnë dhunën.

Këngëtarja Ana Kabashi e ftur në një emision ka folur për ngjarjen e rëndë, teksa ka rrëfyer edhe ngjarjen e padëgjuar më parë për jetën e saj.

Ajo ka treguar edhe rastin e saj, ku tha se ishte aq e dashuruar sa arsyetonte cdo veprim të ish të dashurit.

“Ka marrë kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhem me ia dëshmu që e dua atë njeri. Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, ngoje qetu zemrën se përnime nuk të rren kurrë. Të shkon pak gjatë por nuk je vet. Ka djem të mirë, ka çika të mira, testoje, ndaju njëherë me të dhe shikoje. Jeta vazhdon edhe tutje.

Nuk ke nevojë me kalu me dikë që nuk të bënë me u ndje mirë, që të bën të ndihesh se ti je e zonja, se ti e meriton me qenë e lumtur. Më ka prekur shumë. Ka shumë këso femrash tek ne. Nuk do të thotë që tek ne femrat gjithqysh janë provokative e për atë edhe është arsyeja. Kam pasur edhe shokë të mi, kam pa statuse, bile një muzikanti tim i kam thënë largoje atë status mos ta sheh kush se marre. ‘Çika mos i këqyrni djemtë që kanë zinxhirë, se ata nuk dinë ty me të trajtu’ – kush ka qejf me u dashur me një njeri që nuk din me të trajtua, ose ku e din ti, ajo është ndjenjë dhe nuk të jep ty të drejtë me e mbyt dikë”, u shpreh ajo.

Loading...