Këngëtarja e tmerruar: ‘Do marr ndonjë thikë për vetëmbrojtje sepse…’/ Çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Encës?

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka zbuluar se një nga fobitë e saja më të mëdha janë insektet, konkretisht karkalecat.

Përmes një postimi në Instastory Enca tregon se do të preferonte të filnte më mirë me një garpër se sa të kërcejë një karkalec afër saj.

“Seriozisht… më mirë flija me një gjarpër… ose në stomakun e një peshkaqeni… sesa të kërcejë një i tillë afër meje. Definicioni i fjalës neveri/fobi”- shkruan Enca duke vijuar më tej me një video, ku shprehet se po largohet nga shtëpia për shkak të kësaj situate.

“Për momentin më ka hyrë një karkalec gjigand. Unë isha për qejfin tim duke parë televizor, vetëm kur dëgjoj një zhurmë dhe thjesht dola e lebetitur. Po bëhem gati të evakuohem të lë shtëpin, të marr dy-tre gjëra me rëndësi, ndonjë thikë për vetëmbrojtje dhe t’ia lë shtëpinë karkalecit. Si i bëhet në këto raste kush thirret, policia, ambulance, zjarrfikësja, mami?”, shprehet Enca gjatë videos.

Loading...