Këngëtarja humb familjarët dhe miken e fëmijërisë nga tërmeti: “Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme!”

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi mjaft tragjik për këngëtaren Evi Reçi. 

Familja e xhaxhait të saj u shua në gërmadhat e një prej pallateve që u shemb në Durrës.

Këngëtarja humbi xhaxhain e saj Eduard Reçi, 54 vjeç, dy kushërinjtë e saj Kristi dhe Klaus Reçi, respektivisht 25 dhe 21 vjeç, si edhe bashkëshorten e xhaxhait, Dolorën.

Postimi i plotë i saj:

“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme!

Ne momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “mëdhenj”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet.

Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.

Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte”

Loading...