Këngëtarja Jonida Maliqi nga Tel Aviv i drejtohet me fjalë të ëmbla të birit: Të dua parajsa ime!

Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion, ndodhet momentalisht në Izrael, ku pritet për pak ditë fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm të këngës europiane.

E teksa po ushtrohet paraprakisht për performancën e saj në Tel Aviv, Jonida ka treguar përmes një postimi në “Instagram” se është shkëputur për pak nga provat për të vizituar lumin Dan. Për ju që nuk e dini, djali i artistes quhet gjithashtu Dan.

Duke e lidhur ngushtë me kuptimin që i jepnin këtij emri hebre vendasit e Tel Aviv, Jonida i ka kushtuar disa fjalë mjaft të ëmbla të birit.

“Dan River! Lumi që të çon drejt parajsës…të paktën kështu e quanin vendasit e Tel Aviv. Dan, tani e kuptova pse jam në parajë, se të kam ty! Të dua parajsa ime!”– ka shkruar Jonida krahas videos ku duken tabelat që të sinjalizojnë mbërritjen në lumin Dan.

Loading...