Pavarësisht se shpesh ka ngatërruar mediat rozë se në çfarë faze ishte lidhja e saj, tashmë këngëtarja Olta Boka e ka konfirmuar se është fejuar.
E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja tregoi për herë të parë unazën e fejesës, dhe pranoi se ka thënë “po”, pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi Rrokaj.
Partneri i saj është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. Ajo ka zbuluar më tej se dashuria ka nisur aty.
“Jemi njohur në universitet, nëpërmjet miqve të përbashkët”.
“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime. Në rastin konkret, jam gjendur përballë një presioni, mënyra qenka pak e shëmtuar.
Uroj që fotoja të shuajë kuriozitetin e njerëzve, por kam dashur të shijoj ato fazat në mënyrë të shëndetshme dhe pa presion të jashtëm! Kam dashur ta shmang për të mbrotjur veten.
Fakti që kam qenë më këmbëngulëse për të mos e treguar, është ideja se partneri im nuk e meriton të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’. Nuk do doja që për atë të flitet në kontekstin e ‘i dashuri i Olta Bokës”.