Këngëtarja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë dhe i jep atij një ‘porosi’

Këngëtarja Morena Taraku ka humbur një nga personat më të shtrenjtë të saj. Gjyshi i këngëtares është ndarë nga jeta ditën e sotme duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët.

Ka qenë vetë Morena e cila ka bërë me dije lajmin e hidhur. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shkruan se gjyshi i saj nuk jeton më, duke i dhënë dhe një “porosi” atij.

“Abej u prefsh në paqe. Të dua shumë gjyshi jem. Përqafe shumë mamin sot kur takoheni mas 17 vjetve”, shkruan Morena krah fotos.

Këngëtarja asnjëherë nuk ka nguruar që ta ndajë me ndjekësit mallin për nënën e saj. Më herët ajo kujtoi humbjen e së ëmës me një tjetër postim tën djerë në Instagram.

Morena tregoi se teksa ishte në një shoqe, kur ka ndjerë erën e qumshtit të zier dhe kjo i ka kujtuar nënën e ka filluar të qajë si fëmijë. Këngëtarja shtoi se ka 17 vite që në kuzhinën e saj nuk e ndjen një erë të tillë dhe beri thirrje për dashuri pa fund ndaj nënave.

Loading...