Këngëtarja shqiptare i jep fund në mënyrë të papritur lidhjes me biznesmenin e fuqishëm

Duket se ka marrë fund lidhja mes këngëtares së njohur Leonora Jakupi dhe biznesmenin e njohur.

Këtë 43-vjetor ajo ka udhëtuar drejt Vjenës për festën e saj intime, por këtë herë si beqare.

Mediat kosovare zbuluan se partnerii saj është biznesmeni i njohur Nexhat Krasniqi.
Leonora Jakupi ka qenë në një lidhje të gjatë me Nexhat Krasniqin i cili jeton në Prishtinë.

Këngëtarja tek emisioni i Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja. Lidhja e gjatë e çiftit nuk është konfirmuar kurrë nga të dy, por miqtë e afërt ishin në dijeni të kësaj historie që vijonte prej shumë vitesh.

Atëherë kur pritej martesa private e këngëtares, duket se gjërat nuk kanë funksionuar si duhet dhe çifti i ka dhënë fund. Bëhet me dije se Leonora dhe Nexhati janë ndarë vetëm pak kohë më parë, ndaj dhe ky 43-vjetor e ka gjetur beqare Leonorën.

Loading...