Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka pak ditë që ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia”. Dua nisi turneun e saj më 9 shkurt në Miami, për ta vazhduar me performancën e saj të dytë në Nashville të Tenesisë pak ditë më pas.

Ajo është shfaqur njëjtën veshje në të dy koncertet. Bëhet fjalë për kostumin e verdhë të markës “Balenciaga”, i cili ka tërhequr vëmendjen për shkak të një detaji interesant.

Performanca e Duas e veshur me këtë kostum ngjason me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Këngëtarja shfaqet në mes të balerinëve e veshur me të verdhë ashtu si harta e flamurit të Kosovës, shoqëruar nga gjashtë balerinë me ngjyrë të kaltër.

Loading...