Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa Nikaj ka pësuar një aksident rrugor.
Ka qenë ajo vetë që ka ndarë 2 foto, një teksa ndodhet në urgjencën e spitalit dhe të dytën makinën e saj të shkatërruar, si pasojë e përplasjes.
Bashkangjitur fotove, ajo ka edhe një mesazh
“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh. Postova 2 fotot që bëri kushëriri im, në njërën jam unë që as nuk e dija se e kishte bërë foton. Po e postoj që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi u shkatërrua. Nuk kam foto në ambulancë, ku isha e pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë as armikut tim më të keq.”– ka shkruar ajo në Instagram.