Arta Bajrami ishte emri që këtë javë zbuloi të gjitha në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” të Artan Telakut.
Në këtë intervistë, Arta u ndalua te humbja e babait për të cilin u shpreh se i vjen mirë që të paktën e ka parë atë të martuar e të plotësuar si nënë e po ashtu edhe si artiste.
Kujtimet për babanë janë të shumta, e madje emocionet kur flet për të. Marrëdhënia është po aq e afërt edhe me nënën dhe vëllanë e saj, të cilët janë dy persona që kanë ndikim në karrierën e Artës.
Në raport me bashkëshortin, Arta tregoi se në fillim i pengonin intervistat e shumta por që tashmë e mbështet e madje ndihet e bekuar me familjen që ka krijuar me të.
Në anën tjetër, këngëtarja ka zbuluar edhe një moment jo të këndshëm në skenë kur një fans kishte tentuar ta fotografonte në pjesën e poshtme e që është dashur të shqelmoj për ta ndaluar atë veprim.
E pyetur për komentet rreth ndryshimeve në pamjen e jashtme, Bajrami u shpreh se kjo ishte si efekt i grimit e jo operacioneve por nëse në të ardhmen e ndjen të nevojshme edhe mund ti nënshtrohet këtyre ndërhyrjeve.