Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani i kthen përgjigjen epike gazetarit/ Ke patur krizë me burrin?

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell”, ku u ngacmua edhe për jetën private. 

Gazetari Ervin Kurti e pyeti nëse ka patur ndonjë krizë me bashkëshortin e saj, por Manjola i dha përgjigjen që shkaktoi të qeshura.

“Më fal po ç’hyn ti në krizat e mia dhe gjithë mileti?”, ia ktheu Manjola duke shkaktuar të qeshura. Më pas ajo dha një shpjegim më serioz, duke treguar se si të gjithë çiftet e tjera kanë patur debate.

“Krizë është fjalë e madhe, njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike?

 Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur”, u shpreh Manjola.

Loading...