“Këngëtarja tullace” në skenën e teatrit “Bylis”

Në kuadër të projektit “IPA – DE FEST APOLONIA 2019″, në Fier çel sot siparin “Tournee Festivals”, që do të sjellë produksione të mrekullueshme nga teatri muzikor.

“Këngëtarja tullace” është shfaqja e parë që do të çelë sot këtë event në ambientet e teatrit “Bylis”.

Një vepër e teatrit absurd, “Këngëtarja tullace” e autorit Eugenio Ionesco vjen me regji të Spiro Dunit dhe vihet në skenë nga trupa e teatrit “Bylis”.

Një vepër për çdo kohë, pasqyrë e falimentit moral dhe mendor të shoqërisë njerëzore, njëkohësisht pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse nuk mund të komunikojnë më as me veten. /atsh

Loading...