Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”.
Xhensila e ka hapur zemrën si asnjëherë tjetër, duke rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë.
“Mami ka qenë për mua edhe nënë edhe baba”,
Prindërit e këngëtares janë ndarë para shumë vitesh dhe ajo është rritur pa të atin.
Sot Xhensila foli për herë të parë për të, duke treguar se pavarësisht të gjithave e do shumë. Për të është e rëndësishme që të jenë të dy të lumtur.
“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë”, tha Xhensila.
Loading...