Megjithatë, nëse shtoni aromë në ujë, ju merrni një pije natyrale të shijshme që do ta mbajë trupin të hidratuar dhe do të përmirësojë shëndetin në shumë mënyra.
Uji i ananasit është një nga pijet më të fuqishme natyrore që përshpejtojnë humbjen e peshës, luftojnë inflamacionin në trup dhe lehtësojnë dhimbjet e kyçeve.
Ananasët kanë efekte të fuqishme anti-inflamatore për shkak të pranisë së bromelain, një enzimë që shpejton procesin e shërimit dhe lehtëson dhimbjen.
Përmbajtja e lartë e bromelinës dhe jodit do të parandalojë çrregullime të ndryshme autoimune dhe lehtëson çrregullimet e tiroides.
Janë të pasur në fibra, kështu që konsumimi i tyre krijon një ndjenjë të ngopjes dhe parandalon dëshirat për të konsumuar ushqime me sheqerit dhe yndyrna, transmeton “Living”.
Për më tepër, këto fruta janë të pasura me kalium, i cili forcon trupin, dhe mban një ekuilibër të shëndetshëm të elektroliteve.
Lëngu i ananasit lufton inflamacionin e zorrës së trashë dhe lehtëson simptomat e astmës. Nëse shtoni edhe farat e koprës në pije, gjithashtu do të pasuroni aromën dhe do të qetësoni sistemin tretës.
Ja se si ta përgatisni këtë pije:
përbërësit:
½ kupa me ananas
1 lugë fara kopër
8 gota ujë të nxehtë
Udhëzime:
Shtoni copëzat e ananasit në një kanë me ujë të nxehtë. Lëreni që pija të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas shtoni farat e koprës. Lëreni të qëndrojë brenda natës, dhe në mëngjes mudn të filloni ta pini.