Keni probleme me kujtesën? Disa zgjidhje se si të mbani në aktivitet trurin

Nuk i gjeni dot çelësat e makinës? Harroni listën e ushqimeve? Nuk e mbani mend emrin e dikujt?

Nuk je vetëm. Të gjithë i harrojnë gjërat herë pas here. Megjithatë, humbja e kujtesës duhet trajtuar si problem. Ndonëse nuk ka garanci kur bëhet fjalë për parandalimin e humbjes së kujtesës ose demencës, disa aktivitete mund të ndihmojnë.
1.Jini fizikisht aktiv çdo ditë

Aktiviteti fizik rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe trurin. Kjo mund t’ju ndihmojë të mbani kujtesën tuaj aktive.
2.Qëndroni mendërisht aktiv
Ashtu si aktiviteti fizik e mban trupin në formë, aktivitetet që angazhojnë mendjen ndihmojnë në mbajtjen e trurit në formë. Këto aktivitete mund të ndihmojnë në parandalimin e njëfarë humbjeje të kujtesës. Bëni fjalëkryqe. Lexoni. Luani lojëra. Mësoni një instrument muzikor. Provoni një hobi të ri, apo çfarëdolloj gjëje tjetër e cila do t’ju mbajë mendërisht aktiv.

3.Kaloni kohë me të tjerët

Ndërveprimi social ndihmon në largimin e depresionit dhe stresit. Të dyja këto mund të kontribuojnë në humbjen e kujtesës. Bashkohuni me të dashurit, miqtë dhe njerëzit e tjerë, veçanërisht nëse jetoni vetëm.

4.Qëndroni të organizuar

Ka më shumë gjasa të harroni gjërat nëse shtëpia juaj është e rrëmujshme ose nëse shënimet i keni rrëmujë. Shënoni detyrat, takimet dhe ngjarjet e tjera në një fletore, kalendar ose planifikues elektronik. Mbani të përditësuara listat e detyrave. Kufizoni shpërqendrimet. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Loading...