Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale shpjegon se si do të funksionojë ndihma që qeveria ka ofruar për punëtorët.
Duke u ndalur tek “pagat e luftës” Rama përmendi edhe problemin e personave që kanë punuar në të zezë dhe sipas Ramës e vetmja mënyrë që ato të marrin pagën është të tregojnë se kush i ka paguar.
Rama shtoi se kjo nuk bëhet për të penalizuar bizneset, por për të verifikuar rastin e puëntorit.
“Kemi një problem real me ato që punojnë në të zezë dhe që tani rrinë në shtëpi. Por miq ne nuk mnud të bëjmë dot asgjë sy mbyllur edhe në këtë drejtim nuk ndajmë dot ne symbyllur një ndihmë për këdo që punon në të zezë se ashtu mund të vijë kushdo dhe të na thotë më jepni edhe mua një pagë lufte se unë kam punuar në të zezë.
Ne padiskutim që mund t’ju ndihmojmë por vetëm nëse ju na hapni sytë dhe na tregoni se ku keni punuar në të zezë, në cilën kompani keni punuar në të zezë apo në cilin biznes dhe kush ju ka paguar në të zezë. Kjo jo për të penalizuar punëdhënësit për shkeljen e rëndë që kanë bërë, por për të verifikuar rastin dhe për t’ju dhënë hakun.”– u shpreh Rama.