‘Keqardhje për mikun tim të dikurshëm Ilir’, Rama: Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën

“Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme ku pritet shkarkimi i Presidentit.
“Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në dmeokracinë tonë parlamentare. Ka turpëruar Shqipërinë dhe pop shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me bashkësitë ndërkombëtare në Shqipëria. I ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën. Ndaj ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qyt shqiptarëve. Keqardhje për mikun tim të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm.. Tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.

Loading...