‘Kërcen COVIDI me muzikë’, Rama del papritur në konferencë: Rrisim gjobat për bizneset që shkelin masat

Kryeministri Edi Rama ka dale ne nje konference shtypi te papritur diten e sotme, duke njoftuar se do te kete nje kontroll me te forte ne lidhje me zbatimin e masave anti-COVID per shkak te rritjes se infektimeve.

Ai tha se ka sinjale per mberritjen e variantit te ri te COVID ne Shqiperi. Ai tha se qeveria do te beje gjithcka qe mundet per te mos u kthyer te masat e forta kuzifuese.

“Ky eshte nje moment per pergjegjesi maksimale nga qytetaret, nga gjithsecili, sepse kjo vale infektimesh ka prekur me shume moshat e reja dhe ka rritur shtrimet ne spitale”, tha Rama.

Masat që janë në fuqi janë sipas komitetit Teknik funksionale, por që të funksionojnë ato duhen zbatuar, tha Rama.

“Nga monitorimet vihet re se javet e fudit ka nje renie te zbatueshmerise se masave, duke nisur nga vendosja e maskes por edhe me rregullat e njesive tregtare, apo edhe me situata te patolerueshme ne lokale te caktuara”, tha Rama.

Ai tha se ka edhe nga ata politikane qe kane krijuar grumbullime ne kete periudhe, duke shkelur rregullat anti-COVID, perfshire edhe politikane te partise Socialiste, te cilet organizojne grumbullime ne ambiente me me shume persona sesa e ka percaktuar Komiteti i Eksperteve.
Eshte e papergjergjegjshme dhe e pajustifikueshme tha Rama. Ai theksoi se nese nuk veprohet tani, nese secili nuk ben tani detyren, situata rrezikon seriozisht te perkeqesohet.

Rama tha se tashme eshte konfirmuar se Pfizer do te levroje sasite e tjera te vaksines duke nisur nga mesi i muajit shkurt.

“Vaksinat do shtohen dhe numri i vaksinimeve do te rritet”, theksoi kryeministri, i cili shtoi se koha kur vaksinimi te kepuce zinxhirin e Covid, eshte ende larg.

Rama tha se tregtaret nuk duhet ta shikojne kete qe po ndodh si nje mundesi per te abuzuar, pasi jane lene hapur per te mos marre ate goditje qe moren ne fillim te pandemise.

“Rreziku me i madh nuk eshte ne zyra, ne rruge e ne shtepi, por pikerisht aty, ne keto biznese ku eshte nderveprimi me i madh’, tha Rama, duke shtuar se ditet ne vijim do te rriten gjobat per lokalet, restorantet, dyqanet dhe qendrat tregtare qe shelin rregullat.

“E kam mik Ermal Mamqin, por eshte e patolerueshme te grumbulloje nje milet te tere atje. Eshte patolerueshme qe lokalet me te mira ne bllok, te kthehen ne vatra ku kovidi kercen me muzike”, tha Rama./lajmifundit.al

Loading...