Kërcënohet me jetë Arian Galdini, Kreu i Partisë Lëvizja për Drejtësi dhe Etikë

Kreu i Partisë Lëvizja për Drejtësi dhe Etikë, Arian Galdini është kë rcënuar me jetë paraditen e sotme, nga dy persona të panjohur.

Ka qenë vetë Galdini i cili ka shpërndarë lajmin nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Galdini shkruan se dy persona kanë ndalur makinën para këmbëve të tij dhe më pas e kanë sh arë dhe kër cënuar, ndërsa i kanë thënë se ai bën pjesë në listën e personave që do të ekz ekutohen.

Ja çfarë shkruan Galdini:

A mund të kërc ënohet një ide?

Miq, sapo kam përjetuar një nga ato situatat psikedelike, kur një makinë më ndal tek këmbët dhe dy “trimosha” trupmëdhenj dolën e më ndalën në rrugë.

Sapo kisha dalë nga shtëpia e prindërve të mij, ku lë çdo mëngjes Martinin.

Mes pallateve ku po ecja në këmbë, diku midis Xhamisë së Xhurajve dhe Oxhakut, më ndal para këmbëve kjo makina fuoristradë Land Rover i bardhë.

Dolën dy “trimoshat” dhe ia nisën të më shanin e kër cënonin.

Ndër të tjera më paralajmëruan se qenkërka bërë një listë ekz ekutimesh dhe se emri im qenkërka ndër të parët në këtë listë.

Pasi më treguan edhe se ishin të arm atosur, u larguan duke më sharë.

Tani, unë eci çdo ditë në këmbë. Çdo ditë.

Me sandalet e mia të preferuara.

Kurrë nuk e kam ndryshuar rrugëkalimin tim.

Jam çdo ditë në këmbë ose në autobus.

Ua thashë edhe atyre dy trimave e po ua them edhe dërguesve të tyre këtu publikisht.

Nuk kam ndërmend ta ndryshoj intenerarin dhe zakonin tim të përditshëm për asnjë arsye.

Nuk ka kë rcënim e listë ekz ekutimi që ma ndryshon mua ecjen në këmbë e me sandale.

Shumë shpejt, do të përpiqem tua jap përgjigjen edhe dërguesve por edhe kër cënuesve edhe shqip edhe anglisht.

Unë jam një ide.

Nuk jam i kêr cënueshëm.

Listat tuaja mbajini si pasqyrë të zezonës ku jeni zhytur.

Do vij tju takoj shpejt, në këmbë, me sandale, në zyrat tuaja, shqip dhe anglisht.

Një ide nuk kër cënohet dot.

Një ide nuk trembet dot.

Ideja ecën në këmbë.

Kaq për sot.

Loading...