Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në mes të Lungomares. Një i ri nga Vlora, i dyshuar si autor, është konfliktuar me një administrator hoteli pranë parkimit të vendosur në shëtitoren e Lungomares.
I riu, identiteti i të cilit është zbuluar, por nuk është bërë publik, ka shkrepur vetëm një herë armën e zjarrit tip pistoletë, por fatmirësisht nuk ka dëmtuar njeri. Policia nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje, por burime konfirmojnë se është arrestuar.
I riu është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është person me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, për inskenim të një rrëmbimi dhe për dhunimin e dy shtetasve./lajmifundit
Loading...