Kërkimi për ‘babin dhe vajzën’ në foto bëhet viral në rrjetet sociale

Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar jashtë katedrales së Notre-Dame vetëm disa minuta para se të shpërthente zjarri shkatërrues është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, shkruan sot BBC.

Fotoja e cila prek të gjitha ndjenjat tregon një baba i cili është duke luajtur me vajzën e tij të vogël përpara katedrales.

Turistja Brooke Windsor, 23 vjeç, thotë se e mori fotografinë rreth një orë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë.

Në një përpjekje për t’i gjetur, ajo e postoi foton në Twitter.

“Twitter nëse mund të bësh magji, ndihmona ta gjejmë”, shkruante ajo.

Siç qëndron, mesazhi është ndarë 66,000 herë nga njerëz në mbarë botën të vendosur për të ndihmuar Zonjën Windsor të gjurmojë çiftin.

Zonja Windsor, nga Michigani, SHBA, i tha BBC se kishte ende punë për të identifikuar babain dhe vajzën në foto, por kishte shpresë ta bënte këtë.

Turistja deklaron se ajo nuk është e sigurt nëse ata ishin babë e bijë por shprehet se kjo ishte ndjesia që pati kur i fotografoi.

Loading...