Kërkoi lirimin, ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Caushi bën lëvizjen e papritur

Ndonëse ai kërkoi lirimin me kusht, ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, (Zani) është tërhequr nga kërkesa e tij për të përfituar dalje nga qelia.

Mësohet se gjykata pritet të pushojë çështjen e Caushit.

Ndonëse para disa ditësh, Çaushi deklaroi se ishte rehabilituar dhe kishte fëmijë për të rritur.

Për dërgimin e Zani Çaushit në Gjykatë, Pòlicia e Korçës mori masa të rrepta sigurie, duke bllokuar të gjithë trafikun pranë Gjykatës dhe duke shtuar numrin e efektivëve.

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë. Zani Çaushi i cili njihej si i forti i Vlorës, mbahet në qeli për rrëmujat e vitit 1997, ndërsa është bërë babai i një djali pas martesës më Arjanën, martesë e cila u krye në burg./lajmifundit

Loading...