Kryeministri Edi Rama ka vijuar këtë të dielë me rubrikën e tij ku përmes videomesazheve, i përgjigjet pyetjeve të ndryshme që i dërgojnë qytetarët.
Ndër ta ka qenë edhe një studente ekselente, që shprehet se në Shqipëri e ka patur të vështirë të gjejë një vend pune. Por Rama i ka dhënë menjëherë lajmin e mirë, duke konfirmuar se ajo tashmë është pjesë e stafit të Ministrisë së Drejtësië.
“Faleminderit për pyetjet tuaja, ja dhe disa nga përgjigjet (të tjerave me shkrim sigurisht). Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju.
Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj
pyetediramen@kryeministria.al duke postuar videon tënde të drejtëpërdrejtë nga celulari”, shkruan Rama.