“Kërkova mendim, për një hall timin. Dhe shoqja e ngushtë e humbi durimin” – Nga Andrea Vangjeli (Poetët e labërisë)

Nga Andrea Vangjeli

Kërkova mendim
Për një hall timin
Dhe shoqja e ngushtë
E humbi durimin

Një këshillë kërkova
S’di pse nuk ma dha
Ngela e mërzitur
Dhe zemra mu ça

Ishim rritur bashkë
Deri në gjimnaz
Po sjellja e saj
Më mbushi maraz

E konsideroja
Shoqen më të mirë
Po veprimi saj
Më ka lënë të mpirë

Mora vesh pse iku
Ndaj dhe ju mor goja
Sepse kishte lidhje
Me djalin që doja

Më kish ngrënë në besë
Filo tradhëti
Tani ndihem mirë
I shporra të dy

Loading...