Më 2 janar Kane Tanaka i ka mbushur 116 vjet.
Libri i Rekordeve i Guinness-t më 9 mars ka konfirmuar se kjo grua nga Japonia është personi më i moshuar në planetë.
Përkundër problemeve shëndetësore që i ka, Kane thekson se është e lumtur dhe e kënaqur.
Ndërsa të gjithë i ka emocionuar pikërisht me përgjigje në pyetje se cili ishte momenti më i lumtur në jetë.
Pra, në ceremoninë të cilën e ka organizuar Libri i Rekordeve i Guinness-it, e kanë pyetur: “Cili ishte momenti më i lumtur për ju në jetë?”
Kane ishte përgjigjur: “Ky”.
Kur kjo grua i kishte mbushur 113 vjet, kishte deklaruar se do të dëshironte të përjetonte 120 vjet.
“Pasi e shtyva kaq larg, nuk kam zgjidhje tjetër pos të mundohem edhe më tepër. Jap gjithçka nga vetja! Do të doja të jetoja 120 vjet”, ka thënë kjo plakë. Zgjohuni herët – Kane zgjohet çdo mëngjes në orën 6.
Zhvilloni qelizat e trurit – Në prej aktiviteteve të saja është mësimi i matematikës.
Qëndroni aktiv dhe të shoqërueshëm – Kane i adhuron lojërat shoqërore dhe gjithmonë i luan me ëndje në shtëpinë në të cilën jeton.
Hani shumë çokollata dhe pini shumë kafe – Kjo është çfarë ajo bën! Në ceremoninë të cilën e kishte organizuar Libri i Rekordeve i Guinness-it ka fituar një kuti me çokollata të cilën menjëherë e ka hapur dhe ka filluar të ëmbëlsohet.
Në pyetje se sa çokollata i ka ngrënë atë ditë, ka thënë: 100!
Kane pranon se familja e saj e madhe është përgjegjëse për lumturinë dhe jetëgjatësinë e saj. Konsideron se sekreti më i madh është në atë se kurrë nuk duhet humbur shpresën, pavarësisht nga rrethanat.