Situata nga koronavirusi në mbarë botën, por edhe në vendin tonë ka ngritur pikëpyetje të mëdha.
Ekspertë nga mbarë bota po luftojnë me kohën për mospërhapjen e koronavirusit. Me masa shtrënguese këshillat e mjekëve mbeten të njëjta.
Respektoni rregullat dhe zbatoni me përpikëri këshillat nga Ministria e Shëndetësisë. Zamira Hysenaj, mjeke reanimatore në QSUT, pjesë e ekipit mjekësor të cilët janë të ekspozuara çdo ditë me raste të reja, sqaron se e vetmja gjë që ka rëndësi në këto momente është përgjegjshmëria individuale, vetëm kështu ne mund t’ia dalim.
Ajo jep disa këshilla lidhur e të gjitha pyetjet dhe pasiguritë që njerëzit kanë këto kohë lidhur me koronavirusin dhe se si ta luftojmë sa më mirë atë duke parandaluar përhapjen e tij.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të publikut mjekja sqaron se:
-Virusi mjafton ujë me sapun që të zhduket
-Nuk e dimë sa jeton virusi, por mirë është ajrosja e shtëpisë.
-Më mirë të mos mbajmë aksesorë të ndryshëm
-Nuk dimë transmetimin nga kafshët tek njeriu dhe duhet të kujdesemi për dezinfektimin edhe të tyre
-E vetmja armë është higjiena
-Mjetet që përdorim në mungesë të koshit patjetër i fusim në qese
-Sa më shpesh aq më mirë dezinfektimi
-80 % e njerëzve mund ta kalojnë shumë lehtë
-Jo domosdoshmërish kur ke ethe je i sëmurë
– Nuk ka të dhëna që fëmijët nuk infektohen
-Nënat që ushqejnë fëmijët me gji, kur nuk kanë simptoma mund të vazhdojnë ta ushqejnë
– Pas 14-ditësh vetizolim personat mund të dalin
– Ne të gjithë jemi të karantinuar nuk është e nevojshme të bëjmë tamponin nëse nuk kemi shenja klinike
– Nëse rëndohet situata merret 127
– Dorezat do të mbahen kur jemi duke lëvizur, jo në shtëpi. Maska do vihet pak para se të dalim. Është e mira të ndërrohet sa herë të dalim. Nuk kanë efekt nëse përdoren gjatë
– Nëse do të ishte progresioni më i keq 60 – 70 % mund të preken
– Vetëm paracetamoli duhet të përdoret
Mjekja reanimatore, Zamira Hysenaj tha se respektimi i masave të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë është gjëja më e mirë që duhet të bëjë çdo qytetar dhe të qëndrojë në shtëpi.
“Përveç simptomave kryesore kollë e thatë, temperaturë dhe ethe, nga studimet në Itali janë zbuluar dhe dy simptomat të reja, ato të humbjes së nuhatjes dhe shijimit. Duke ditur që ky virus dëmton rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë automatikisht lidhet edhe me dy shqisat kryesore hundën dhe gojën. Mendoj që do t’ia dalim. Përgjegjshmëria individuale në këto momente duhet të jetë maksimale. Duhet të vetkarantinohemi. Duhet të kuptojmë të gjithë se në këtë luftë jemi vetëm. Fitohet vetëm nga ne. Nuk duhet t’i kapi paniku askënd. Respektoni rekomandimet e dhëna, vetëm kështu fitojmë, me humbje sa më të vogla. Nuk duhet të mendojmë pjesën e të qëndruarit në sipërfaqe të këtij virusit, por duhet të lajmë duart dhe të dezinfektojmë sipërfaqet. Duhet të përdoren patjetër dorezat. Është vërtetuar se ka një shkallë përhapje virusale të madhe, e vetmja gjë mbetet është marrja e masave. Janë shifra të frikshme dhe që kolapsojnë sistemin shëndetësor. Trendi ynë nuk është si Italia. Këto dy javë janë deçizive. Trendi duket se nuk do të marri shifra e frikshme, sikundër ka ndodhur më vendin fqinj. Personat që janë të infektuar më e mira e tyre është izolimi në një dhomë të veçantë, madje edhe ushqimet apo pjatat që ai do përdorte të laheshin menjëherë, duke bërë kujdes edhe në tualet apo edhe me peshqirët… Mjetet mbrojtëse tonat janë marrë është ulur frika në radhët e mjekëve. Maska kanë ardhur edhe specifike” u shpreh mjekja Hysenaj.