Këshilla për ushqim të sigurt në ditët e nxehta

 Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë ndarë disa këshilla për ushqim të sigurt në ditët e nxehta të verës.

Larja e duarve në mënyrën e duhur mund t’ju ndihmojë në shmangien e kontaminimit të ushqimit dhe në parandalimin e helmimit prej tij. Higjiena është mjaft e rëndësishme, ndaj dhe ISHP rekomandon: “Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 15 – 20 sekonda para dhe pasi të keni gatuar, apo të keni përgatitur ushqimin. Në mungesë të ujit dhe të sapunit, përdorni një copë të lagur me alkool”.

Si ta ruajmë ushqimin të sigurt në ditët e nxehta?

Vendosni ushqimin e mbetur në frigorifer pasi e keni përdorur

Vendoseni ushqimin në frigorifer pasi të jetë ftohur

Konsumojeni ushqimin e mbetur brenda 2-3 ditëve

Mos e konsumoni ushqimin e lënë jashtë për më shumë se 2 orë

Konsumojeni ushqimin sapo të jetë gatuar

Mbani temperaturën e frigoriferit poshtë 5

Mos e mbingarkoni frigoriferin

Mishin e shkrirë/të marinuar vendoseni brenda në frigorifer dhe jo tek dera

Përdorni frigorifer të vogël për të mbajtur ushqimet e freskëta gjatë piknikut. /ATSH

Loading...