A duhet të mbaj maskë për tu mbrojtur?
Kjo është pyetja më e shpeshtë që shqiptarët bëjnë në këto kohë.
Por ISHP, sqaron se maska edhe në rastet kur mbahet duhet shoqëruar edhe me masat e tjera mbrojtëse, si larja e duarve dhe fytyrës.
Gjithashtu ISHP bën me dije se: Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).
“Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes).
Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura)”, sqaron ISHP.