Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëndrimet e saj të forta kundër deklaratave të Presidentit Ilir Meta për ‘të bërë gati sfurqet dhe kosat për të mbrojtur votën’ duke se ka shkaktuar zemërim edhe në PD.
Një prej mbështetësve më të mëdhenj të PD, Martin Henze, që njihet edhe si këshilltar në Selinë blu, ka sulmuar sot ambasadoren Kim duke i thënë hapur asaj që ‘popullit i lind e drejta të mbrohet, dhe vetëmbrohet jo vetëm me sfurqe, por me ç’të mundet’.
“Ambasadore, e njihni kushtetutën Amerikane dhe atë Shqiptare !? Zonja Ambasadore, Shqipëria nuk është Kongua në Afrikë, por një shtet dhe komb i qytetëruar nga më të vjetrit në zemër të Evropës. Në një vend si Shqipëria e sotme, ku nuk drejton më ligji, e drejta dhe shteti ligjor, në një vend anëtar të NATO-S, me liberalizim vizash qe aspiron për në BE, ku fatkeqësisht një si në Kongo, grupet kriminale te lidhura me narko-pushtetin, dhunojnë ligjin dhe qytetarin, vjedhin zgjedhjet dhe e çojnë vendin në kaos. Popullit i lind e drejta të mbrohet, dhe vetëmbrohet jo vetëm me sfurqe, por me ç’të mundet. Ju kujtoj vazhdon debatin Henze, se ju nuk duket se e njihni kushtetutën Amerikane, aq më tepër atë shqiptare”, tha ai.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit Ilir Meta, duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruan se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre