Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet e tij me pronarë të biznesit të vogël në kryeqytet për tu njohur me shqetësimet dhe sfidat e këtij sektori.
Gjok Bunaj, një prej biznesmenëve e konsideron biznesin e tij të falimentuar me pasojat e pandemisë pasi nuk ka xhiro teksa paguan tatime ditë për ditë.
Nga ana tjetër lideri opozitar deklaroi se qytetarëve shqiptarë u duhet një qeveri që punon dhe do të sjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe jo një qeveri që merret gjithë kohës me politikë e merret me Instagram.
Por si gjithnjë, kreu i PD në mungesë te takimeve me biznesin në tërësi, vijon takimet me eksponentët e opozitës, siç është dhe ish kandidati i LSI-së për qarkun e Lezhës, Gjok Bunaj.
Pjesë nga biseda e Bashës me Gjok Bunajn
Lulzim Basha: Gjok, mirë se të gjej!
Gjok Bunaj: Përshëndetje!
Lulzim Basha: Si je? Si je me shëndet?
Gjok Bunaj: Mirë!
Gjok Bunaj: Edhe këto janë një mal me lekë të gjitha, kam falimentuar! Letrat dhe tatimet vinë, përditë paguaj tatime.
Lulzim Basha: Paguan tatime megjithëse nuk ke xhiro, s’ke punë fare?!
Gjok Bunaj: Ku t’i paguaj tatimet, se unë s’kisha lekë, se të kisha lekë do i paguaja.
Lulzim Basha: Sa vite ke që je në biznes?
Gjok Bunaj: 12 vite.
Lulzim Basha: Ke prodhuar kryesisht, çfarë lloj literature?
Gjok Bunaj: Literaturë juridike, këto. Vetëm për studentët.
Lulzim Basha: Për studentët? Vetëm për studentët?
Gjok Bunaj: Po! Tani asnjë gjë.
Lulzim Basha: Pse ka ndodhur kjo?
Gjok Bunaj: Po sepse në tetor ranë këto grevat e studentëve, ra tërmeti, pandemia, pandemia e ra komplet. Nuk ka qarkullim.